Benitez kërkon Reusin në Real

Trajneri i Real Madridit, Rafael Benitez është i interesuar për transferimin e yllit të Borussia Dortmundit, Marco Reus.

Sport

12/06/2015 15:41

Marco Reus mund të transferohet në Real Madrid.

Mesfushori ofanziv i Borussia Dortmundit është objektiv i kahershëm i Los Blancos.

Mirëpo, trajneri i ri Rafael Benitez ka vendosur ta transferojë në Santiago Bernabeu, gjatë afatit kalimtar të verës, ka bërë të ditur e përditshmja sportive madrilene “As”.

Reus spekulohet se është duke shqyrtuar mundësinë e largimit nga Dortmund, dhe Real Madrid e mirëpret në kryeqytetin spanjoll.