Benitez: Jemi një ekip sulmues

Rafael Benitez ka thënë se Real Madrid janë një ekip sulmues, duke iu përgjigjur edhe një herë atyre që e kanë akuzuar për lojë defansive.

Sport

20/10/2015 19:00

Benitez ka thënë se synimi i Real Madridit është që të shënojnë gola dhe të fitojnë ndeshje, ndërsa për takimin ndaj PSG-së, ka kërkuar lojë të kujdesshme nga lojtarët e tij.

“Jemi një ekip sulmues. Ne dalim në fushë dhe luajmë për të shënuar gola dhe për të fituar ndeshje”, ka thënë spanjolli.

“PSG janë një ekip që kanë shpejtësi, posedim, dhe balancë. Duhet ta kontrollojmë lojën duke e ditur kur të sulmojmë dhe kur të mbrohemi”.

“Përkundër lëndimeve, rezultatet tona kanë qenë të mira dhe numrat të shkëlqyeshëm, s’mund të bëjë më shumë”. ka shtuar ai.