Benitez injoron Materazzin

Trajneri i Napolit, Rafael Benitez i është kundërpërgjigjur kritikave të vazhdueshme nga ish qendërmbrojtësi i Interit dhe Kombëtares italiane, Marco Materazzi. Pas eliminimit të Napolit nga Liga e Kampionëve dhe humbjes 3:0 së fundmi në Serie A nga Atalanta që konfirmoi se skuadra nga San Paolo nuk do të jetë në gjendje të luftojë për…

Sport

14/02/2014 17:39

Trajneri i Napolit, Rafael Benitez i është kundërpërgjigjur kritikave të vazhdueshme nga ish qendërmbrojtësi i Interit dhe Kombëtares italiane, Marco Materazzi.

Pas eliminimit të Napolit nga Liga e Kampionëve dhe humbjes 3:0 së fundmi në Serie A nga Atalanta që konfirmoi se skuadra nga San Paolo nuk do të jetë në gjendje të luftojë për Scudetto këtë edicion, Materazzi – i cili kishte raport të tensionuar me Benitezin gjatë kohës sa e kishte trajner tek Inter – e sulmoi spanjollin nëpërmjet në postimi në Twitter ku kishte thënë se ka filluar të shfaqet fytyra e tij e vërtetë.

Por, Benitez ka theksuar se: “Në Itali të gjithë e njohin, më mirë të mos i referohemi atyre që thotë. Postimi i tij as që duhet të merret parasysh, personazhi është mjaft mirë i njohur”.