Benitez ende kërkon përforcime

Trajneri i Napolit, Rafael Benitez shpreson të sjellë disa futbollistë të tjerë para mbylljes së afatit kalimtar të janarit, por nuk i ka zbuluar objektivat e tij. Skuadra nga San Paolo gjendet në pozitën e tretë në Serie A, 12 pikë më pak se lideri Juventus, por trajneri spanjoll, i cili më herët gjatë këtij…

Sport

29/01/2014 08:10

Trajneri i Napolit, Rafael Benitez shpreson të sjellë disa futbollistë të tjerë para mbylljes së afatit kalimtar të janarit, por nuk i ka zbuluar objektivat e tij.

Skuadra nga San Paolo gjendet në pozitën e tretë në Serie A, 12 pikë më pak se lideri Juventus, por trajneri spanjoll, i cili më herët gjatë këtij muaji përforcoi ekipin me mesfushorin Jorginho nga Verona, beson se mund të angazhojë edhe ndokënd tjetër në dy tri ditët e ardhshme.

“Kam biseduar me presidentin dhe jam i sigurt se do të bëjmë edhe disa oferta. Deri më 31 janar, do të ketë ende argëtim. Jemi duke punuar seriozisht dhe gjëja e mirë është se jo të gjithë objektivat tanë kanë përfunduar në gazeta”, deklaroi Benitez për Radio Kiss Kiss Napoli.

“Jemi afër pozitave të para por ende jemi në zhvillim e sipër. Ne duhet të mendojmë pozitivisht sepse shoh se ekipi mund të luajë më mirë. Ideja është të luajmë futboll të bukur dhe të fitojmë ndeshjet”, përfundoi ai.