Benitez ‘dëshpëron’ Ronaldon

Rafael Benitez, ka deklaruar se nuk mund të vendos nëse Ronaldo është lojtari më i mirë të cilin ai e ka stërvitur.

Sport

14/09/2015 14:28

Benitez ka thënë se  ka pasur shumë lojtarë të mirë nën urdhërat e tij, prandaj e ka të vështirë ta përcaktoj nëse Ronaldo është më i miri.

Ai ka theksuar se tash për tash portugezi është më i miri duke mos e përfshirë të kaluarën.

“Është i jashtëzakonshëm. Është një nga lojtarët më të mirë, por nuk mund të vendosi nëse është më i miri, pasi kam pasur shumë futbollist të mirë. Por, sot ai është futbollisti më i mirë në botë”, tha spanjoli.