Bëni gati paret, do të ketë edhe më shumë banesa të lira në Greqi

Çmimet e banesave në Greqi gjatë tremujorit të dytë të këtij viti kanë rënë në një normë më të lartë sesa në tremujorin e parë.

Bota

04/08/2015 14:54

Rënia e çmimeve vjen si rezultat i hyrjes së Greqisë në recesion, ku edhe preku të ardhurat familjare dhe punësimin, shkruan “Reuters”.

Pjesa më e madhe e pasurisë së familjeve greke janë pasuritë e patundshme, kurse sipas Federatës Evropiane të Hipotekës, Greqia ka normat më të larta të pronësisë së shtëpive në Evropë, me 80 për qind në krahasim me mesataren prej 70 për qind të Bashkimin Evropian, transmeton lajmi.net.

Sipas të dhënave të bankës qendrore të Greqisë, çmimi i banesave në tremujorin e dytë ka rënë në 5.6 për qind, për dallim nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar, ku rënia e çmimeve të banesave në tremujorin e parë ka arritur në 4.1 për qind.

Që nga kulmi i krizës së borxhit në vitin 2008, çmimet e banesave në Greqi kanë rënë në 40.5 për qind, kurse thuhet se tregu i patundshmërive është goditur nga tatimi i lartë në pronë, të cilën qeveria e ka futur për të plotësuar deficitin buxhetor./lajmi.net/