Benfica feston në Lisbonë

Benfica mposhti Juventusin 2:1 në Lisbonë dhe krijoi epërsinë para ndeshjes së kthimit në Torino. Në duelin tjetër gjysmëfinal, Sevilla fitoi ndaj Valencias me rezultat 2:0.

Sport

25/04/2014 00:02

Benfica fitoi ndaj Juventusit me rezultat 2:1, në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Europa League.

Vendasit kaluan në epërsi herë në minutën e tretë, kur Ezequiel Garay shënoi me kokë pas një goditje nga këndi.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e lehtë të Benficas. Por, Bianconerët u kundërpërgjigjën në minutën e 73-të me golin e Carlos Tevez.

Mirëpo, Benfica riktheu avantazhin nëpërmjet Limas në minutën e 84-të, dhe fitoi duelin e parë.

Kurse, në ndeshjen tjetër Sevilla mposhti Valencian me rezultat 2:0, me golat nga Stephane M\’Bia dhe Carlos Bacca.

Europa League

Gjysmëfinalja

Benfica – Juventus 2:1

Sevilla – Valencia 2:0