Bendtner: Wolfsburgi mund ta fitojë Bundesligën

Nicklas Bendtner beson se skuadra e tij, Wolfsburg mund ta fitojë Bundesligën këtë edicion.

Sport

03/08/2015 12:32

Ujqërit arritën ta mposhtin Bayernin në finalen e Superkupës pas penaltive, ku ishte pikërisht sulmuesi danez që barazoi rezultatin dhe realizoi më pas penaltinë vendimtare.

”Është mirë që ne kemi treguar kaq herët se këtë edicion mund të konkurojmë edhe me skuadra si ajo e Bayernit”

”Ata janë sërish favoritë për titullin e Bundesligës shkaku i skuadrës, por edhe historisë që kanë. Ne duhet ta luajmë rolin e sfiduesve dhe në fund të shohim se ku do të përfundojmë”, tha Bendtner.