Bendtner parashikon ndeshjen Armeni – Shqipëri

Sulmuesi i Danimarkës, Nicklas Bendtner shpreson se Armenia do ta kryejë detyrën e saj në duelin ndaj Shqipërisë, të dielën.

Sport

10/10/2015 12:51

Nicklas Bendtner beson se Danimarka do të kualifikohet direkt në Euro 2016.

Sulmuesi ka parashikuar shkurt duelin mes Armenisë dhe Shqipërisë, ku ata shpresojnë se kuqezinjtë nuk do të fitojnë në mënyrë që ta ruajnë pozitën e dytë.

“Nuk pres asgjë, por shpresojmë se ata do të kryejnë punën mirë”, deklaroi Bendtner.