Bendtner ‘freskohet’ me cigare

Nicklas Bendtner përdori ndihmë të pazakonshme për t’u rikthyer në formë të mirë fizike pas lëndimit, duke shijuar një puro dhe verë të kuqe pas stërvitjes. Sulmuesi i Arsenalit, i dëmtuar në fitoren ndaj Cardiff Cityt më 1 janar, është pranë rikthimit në fushë. Dhe, me Olivier Giroudin si të vetmin sulmues të shëndoshë, menaxheri…

Sport

16/01/2014 19:17

Nicklas Bendtner përdori ndihmë të pazakonshme për t’u rikthyer në formë të mirë fizike pas lëndimit, duke shijuar një puro dhe verë të kuqe pas stërvitjes.

Sulmuesi i Arsenalit, i dëmtuar në fitoren ndaj Cardiff Cityt më 1 janar, është pranë rikthimit në fushë.

Dhe, me Olivier Giroudin si të vetmin sulmues të shëndoshë, menaxheri Arsene Wenger pret që reprezentuesi danez të rikthehet sa më parë në dispozicion.

Mirëpo, Bendtner mund të mos jetë i interesuar të rikthehet shpejt, pasi publikoi një fotografi në Instagram ku shijoi cigare dhe verë.

Sulmuesi tha se ishte duke u ‘freskuar” pas “stërvitjes me Arsenalin”. Bendtner më mirë të shpresojë se Wenger nuk e përdorë Instagramin.