Benatia: Real – Juventus, ja kush dua të kualifikohet

Mbrojtësi i Bayern Munichut, Mehdi Benatia ka thënë se shpreson që Juventus ta eliminojë Real Madridin në ndeshjen tjetër gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

13/05/2015 09:06

Mbrojtësi i Bayern Munichut, Mehdi Benatia do të jetë tifoz i Juventusit në ndeshjen e sotme kundër Real Madridit në gjysmëfinalen e dytë në Ligën e Kampionëve.

Benatia shënoi gol në fitoren e bavarezëve ndaj Barcelonës me rezultat 3:2 në Allianz Arena, por ata u eliminuan për shkak të humbjes 3:0 në Camp Nou.

Megjithatë, ai ka një preferencë mes Realit dhe Juventusit.

“Për kë do të jem tifoz? Juventusin, në Itali kam kaluar shumë mirë”, deklaroi Benatia.

“Ata janë të fortë, mund t’ia dalin, kanë një skuadër solide dhe konkrete”, u shpreh ai.