Bën tatuazh, e vendos Suarezin me maskë
Një tifoz e ka bërë një tatuazh, ndoshta më të keqin në botë. Ai e ka vendosur në të futbollistin Luis Suarez, i shihet me maskë në fytyrë, pasi e kafshoi Giorgio Chiellinin në krahë, ditë më parë.

Sport
Luis Suarez ka qenë protagonisti më i madh i ditëve të fundit. Edhe pse jo me ndonjë veprim të mirë, sulmuesi uruguaian është komentuar me të madhe në rrjetet sociale, pasi e kafshoi në krahë mbrojtësin italian, Giorgio Chiellini.
Por, është dikush që ka shkuar një hap më larg. Në këtë rast, një tifoz i çmendur i futbollit, i cili është krenar që është pronar i tatuazhit më të keq në botë, ka vendosur që në këtë tatuazh ta ‘mbulojë’ gojën e Luis Suarezit me një maskë të qenve.
Ai e ka postuar fotografinë në Twitter, ku e ka treguar tatuazhin me sulmuesin e Liverpoolit dhe një maskë, për të mos sulmuar…