Ben Arfa refuzon dy destinacione për të ardhmen

Hatem Ben Arfa me të përfunduar sezoni do të mendojë për të ardhmen e tij, e cila sigurisht që është larg PSG-së.

Sport

02/04/2018 23:43

Reprezentuesi francez që pati një sezon fantastik te Nice dy vite më parë duke shënuar 17 gola në 34 ndeshje, ka përfunduar në një rezervist te PSG.

‘France Football’ ka filluar të raportojë për të ardhmen e Ben Arfa.

Sipas kësaj medie franceze, Ben Arfa tashmë ka refuzuar dy destinacione për të ardhmen e tij, Kinën dhe Turqinë, duke dëshiruar rikthimin në nivele të larta./Lajmi.net/