Belotti ëndërron Realin

Sulmuesi i talentuar i Palermos, Andrea Belotti ka bërë të ditur se ëndërron të luajë për Real Madridin dhe të stërvitet nën drejtimin e Carlo Ancelottit.

Sport

16/12/2014 10:20

Sulmuesi i Palermos, Andrea Belotti ka pranuar se ëndërron të luajë për Real Madridin.

20-vjeçari ka filluar të shfaq talentin e tij në Serie A, dhe ka ambicie të mëdha që një ditë të luajë për gjigantin spanjoll.

“Të luaj në një klub të madh gjithmonë ka qenë ëndrra ime dhe e them se do të më pëlqente që një ditë të veshi fanellën e Real Madridit”, deklaroi Balotelli gjatë një interviste për “Gazzetta dello Sport”.

“Të punoj në stërvitje me Ancelottin, më i madhi nga të gjithë”, u shpreh ai.