Bellingham ka probleme me gjurin
Ylli i Borussia Dortmundit dhe Anglisë, Jude Bellingham, po përballet me një lëndim shqetësues në gju. Mesfushori i BVB, Jude Bellingham duhet t’i nënshtrohet trajtimit të rregullt për një problem të gjurit, me të cilin vuan prej gati dy muajsh. Sipas raportimit të ‘Bild’, skuadra e Bundesligës është e shqetësuar për gjendjen fizike të 19-vjeçarit,…

Sport
Ylli i Borussia Dortmundit dhe Anglisë, Jude Bellingham, po përballet me një lëndim shqetësues në gju.
Mesfushori i BVB, Jude Bellingham duhet t’i nënshtrohet trajtimit të rregullt për një problem të gjurit, me të cilin vuan prej gati dy muajsh.
Sipas raportimit të ‘Bild’, skuadra e Bundesligës është e shqetësuar për gjendjen fizike të 19-vjeçarit, transmeton lajmi.net.
Mjekët kishin sugjeruar që Bellingham të merrte pak kohë për shkak të lëndimit, por ai ka refuzuar pasi mbetet i përqendruar në ndihmën e ekipit të tij të luftojë për titullin e Bundesligës.
Reprezentuesi anglez ka qenë një lojtar kryesor për skuadrën e Edin Terzic, duke bërë 34 paraqitje në të gjitha garat dhe duke shënuar 10 gola./Lajmi.net/