Bellerin e dëshiron me çdo kusht largimin nga Arsenali

Hector Bellerin ka shprehur dëshirën e tij për tu larguar nga Arsenali këtë verë.

Sport

16/08/2021 10:41

Mbrojtësi i djathtë ka edhe dy vite kontratë me klubin londinez, dhe e dëshiron me çdo kusht largimin nga Arsenali, shkruan lajmi.net.

‘TheAthletic’ raporton se spanjolli është i determinuar që të largohet nga klubi këtë verë dhe ai ndihet i frustruar pasi klubi deri tani nuk po e lejon largimin e tij.

Dy alternativa për një zëvendësues të mundshëm të spanjollit janë Kieran Trippier dhe Emerson Royal i Barcelonës.

Arsenal do të ishte e hapur që të shkëmbente kokë më kokë lojtarët Bellerin dhe Emerson, me Barcelonën, megjithatë ende nuk janë mbajtur diskutime mes dy klubeve.

Spanjolli është pjesë e Arsenal që nga sezoni 2013-14, gjersa debutimin e tij me klubin e bëri një sezon më pas.

Ai ka 239 paraqitje me klubin londinez në të gjitha garat, teksa ka realizuar 9 gola e regjsitruar 29 asistime, sipas ‘TransferMarkt’. /Lajmi.net