Bella Hadid veshur me veshje sportive mahnit me fizikun trupor teksa del nga palestra

Ajo punon vazhdimisht për të tonifikuar figurën e saj supermodele.

ShowBiz

22/09/2021 09:50

Dhe, këtë javë në palestër, Bella shfaqi frytet e punës së saj në një veshje sportive, transmeton lajmi.net.

24-vjeçarja mahnitëse doli jashtë pas një sesioni në New York City të martën në një dukje të fortë dhe shkëlqeu me barkun e saj të tonifikuar.

Dalja e saj, vjen pasi ylli ndau një mesazh të zjarrtë në rrjetet sociale dedikuar mbesës së saj, Khai për të festuar ditëlindjen e parë të vogëlushes.

Bella, për veshje kishte zgjedhur një palë pantallona të shkurtra të zeza elastike me sytjena sportive të zezë që përputheshin ndërsa ajo u pa duke u kthyer në shtëpi nga palestra.

Përkundër asaj që ka të ngjarë të ishte një stërvitje rraskapitëse, Bella dukej aq e freskët sa kurrë pa grim.

Bukuroshja kishte një palë syze dielli të errëta, atlete të gjalla të kuqe dhe çorape të zeza për të kompletuar dukjen e saj.

Ndryshe, ajo një nga modelet më të lakmuara në botë, Bella e merr seriozisht palestrën e saj dhe shpesh shihet duke shkuar atje./Lajmi.net/