Bella Hadid ua ngrit gishtin e mesit policëve që nuk kishin vendosur maska

Bella Hadid bën thirrje vazhdimisht që të respektohen masat kundër COVID-19.

ShowBiz

06/08/2020 20:01

Bella Hadid është një prej emrave të njohur, e cila përmes rrjeteve sociale inkurajon qytetarët t’iu përmbahen masave që caktuara nga organet kompetente, shkruan lajmi.net.

Së fundi, modelja ka postuar disa fotografi, në të cilat u shfaq me maskë në fytyrë gjatë një mbrëmjeje në qytet.

Ajo pa se pranë saj ishte një grup i policëve, që të gjithë pa maska në fytyrë, andaj kjo gjë e nervozoi atë dhe u reagoi publikisht.

Në një prej fotove ku në prapavijë shihen policët, modelja ua kishte ngritur gishtin e mesit dhe u thotë publikisht që maskat janë për të gjithë. /Lajmi.net/