Bella Hadid shfaqet e veshur plot stil gjatë një shëtitje në New York

Bella Hadid, njëra nga modelet më të popullarizuara, shpesh po shihet në New York.

ShowBiz

27/02/2021 23:54

Ditën e djeshme (e premte) bukuroshja brune u pa sërish në rrugë, ndërsa po dilte nga një sallon ku rregulloi flokët, shkruan Daily Mail.

24-vjeçarja u shfaq me një veshje plot stil, duke vënë në pah edhe tiparet e mrekullueshme trupore, transmeton lajmi.net.

Për shkak të pandemisë coronavirus, Bella zgjodhi të vendos një maskë mbrojtëse me ngjyra bardh e zi.

Për shkak të syzeve me përmasa më të mëdha, nuk vërehej nëse ajo kishte vënë makijazh, por flokët i kishte stiluar mbrapa kokës

Edhe në paraqitjet televizive, Bella flet shpesh për kujdesin ndaj flokëve, pasi ka kërkesa të shumta nga fansat për të ditur se çfarë produkte përdor.

Ndërkaq, Hadid di të bëhet edhe pjesë e kopertinave kryesore të magazinave prestigjioze./Lajmi.net/