Belgjikë, rikthehet birra e murgjve

Për belgët, adhurues të birrës, ky ishte një lajm i mirë.

Bota

22/05/2019 10:03

Iu deshën mbi 220 vjet, por një urdhër murgjish në Belgjikë, prodhues i një birre mesjetare që tërhoqi vëmendje të madhe në vitet ‘50, ka nisur ta krijojë atë sërish siç ishte në formën origjinale, pasi zbuloi në arkivat e tij përbërësit dhe metodat fillestare.

Kreu i abacisë, at Karel Stautemas, e bëri njoftimin përpara kryetarit të Bashkisë së Grimbergen dhe 120 gazetarësh e entuziastësh.

Ai e rrëkëlleu vetë gotën e parë duke thënë se kjo birrë përbënte pikën kulmore të një kërkimi 4-vjeçar mbi metodat e përdorura nga murgjit e vjetër të manastirit Norbertine, përpara se ai të digjej nga revolucionarët francezë në 1798, transmeton “Tch”.

Edhe pse godina më vonë u rindërtua, mendohej se punishtja e saj e birrës dhe sidomos recetat e saj, kishin humbur një herë e përgjithmonë. Stautemas e pranoi sidoqoftë se ndoshta është mirë që birra e porsaardhur me 10.8% alkool, të mos konsumohet në sasi të mëdha. Një deri në deri në dy gota mjaftojnë, u shpreh ai.

Dorëshkrimet e vjetra me recetat ishin ruajtur falë shkathtësisë së disa murgjve, që kishin arritur të nxirrnin rreth 300 libra nga biblioteka e Abacisë, përpara se ajo të përfshihej nga flakët.