Belgjikë – Francë, formacionet e mundshme

Sonte luhet gjysmëfinalja e dytë e Ligës së Kombeve.

Sport

07/10/2021 12:16

Kombëtarja e Belgjikës do të ballafaqohet me Francën nga ora 20:45 në ‘Allianz Stadium”, shkruan lajmi.net.

Të dyja Kombëtaret hyjnë të motivuar në këtë duel, pasi kanë objektiv që të fitojnë troufen e Ligës së Kombeve në edicionin e saj të dytë.

Ekipet e të dyja Kombëtareve janë pothuajse të kompletuara, andaj duke marrë parasysh yjet e shumtë që kanë këto skuadra pritet një ndeshje e spektakolare deri në minutën e fundit.

Vëmendja te belgët do të jetë në sulm ku pritet të startojë nga fillimi Romelu Lukaku që është në një formë shumë të mirë.

Ndërsa te francezët ai që po shkëlqen më së shumti këtë edicion është Karim Benzema që pritet të luajë së bashku me Kylian Mbappe e Antoine Griezmann në sulm.

Këto janë formacionet e mundshme të dyja skuadrave:

Belgjika: Courtois; Alderweireld, Boyata, Vertonghen; Castagne, Witsel, Tielemans, Carrasco; E. Hazard, De Bruyne; Lukaku

Franca: Lloris; Pavard, Varane, Kimpembe, Hernandez; Rabiot, Pogba, Tchouameni; Griezmann; Mbappe, Benzema /Lajmi.net/