Belgjika shteti i parë që vendos karantinën 3-javore për të infektuarit nga lija e majmunëve

Belgjika bëhet vendi i parë që vendos karantinën e detyrueshme 21 ditë për rastet me linë e majmunëve me 14 shtete që kanë konfirmuar rastet e para me këtë virus.

Bota

22/05/2022 14:42

Të infektuarit me këtë virus duhet të izolohen për tre javë, thanë autoritetet shëndetësore belge pas identifikimit të tre rasteve të para në vend.

Në të njëjtën kohë, New York-u ka rikthyer masën e mbajtjes së maskës pas zbulimit të rastit të parë me linë e majmunëve në qytet.

Departamenti i Shëndetësisë ka këshilluar qytetarët të mbajnë maska për t’u mbrojtur nga virusi i ri, COVID dhe gripi.