Belgjika në epërsi të dyfishtë ndaj Francës pas pjesë së parë (VIDEO)

Belgjika është duke avancuar me rezultat 2-0 ndaj Francës pas pjesës së parë, në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.

Sport

07/10/2021 21:38

Golin hapës të pjesës së parë e realizoi Yannick Carasco në minutën e 37-të, gjersa katër minuta më vonë, Romelu Lukaku dyfishoi epërsinë në minutën e 41-të, duke depërtuar për mrekulli ndaj Hernandes, për ta ‘shkundur’ rrjetën e Lloris.

Belgjika gjatë tërë pjesës së parë ishte më kërkuese se sa Franca, kurse mbetet të shihet cila do të jetë kundërpërgjigjia e francezëve në pjesën e dytë.

/Lajmi.net