Belgjika e shpall të përfunduar kampionatin, cakton edhe skuadrën kampione

Kampionati në Superligën e Belgjikës (Jupiler Pro League) duhet të ndalet menjëherë shkaku i krizës së koronavirusit.

Sport

02/04/2020 13:39

Ky është rekomandimi unanim i drejtorëve të PRO League, dhe ai duhet të ratifikohet në Asamblenë e Përgjithshme.

Renditja aktuale do të jetë përfundimtare, me Club Brugge që do të jetë kampion i ri i Belgjikës, ndërsa Gent do të luajë parakualifikimet për Ligën e Kampionëve, raporton HLB, përcjell lajmi.net.

Kështu, me 29 xhiro të luajtura, Belgjika mbyll kampionatin, me renditjen aktuale.

Skuadra e Standard ku luan Mërgim Vojvoda, renditet në vendin e pestë, dhe do të luajë në kualifikimet për Ligën e Evropës.

Paqartësi të mëdha do të ketë me skuadrat e fundit të tabelës. Pritet të vendoset që asnjë skuadër të mos pësojë rënie nga elita, dhe dy të parët e divizionit të dytë të inkuadrohen në Superligë.

Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme do të vendos edhe për formatin e kampionatit për sezonin e ardhshëm./Lajmi.net/

Renditja në Superligën e Belgjikës:

1 Brugge Club 70 pikë

2 KAA Gent 55

3 Charleroi 54

4 Antwerp 53

5 Standard 49

6 KV Mechelen 44

7 KRC Genk 44

8 Anderlecht 43

9 Zulte Waregem 36

10 Excel Mouscron 36

11 KV Kortrijk 33

12 STVV 33

13 KAS Eupen 30

14 Brigada Cercle 23

15 KV Oostende 22

16 Waasland-Beveren 20