Belgjika e Ricciardos

Daniel Ricciardo ka fituar edhe në garën për Shpërblimin e Madh të Belgjikës, duke i lënë parapa gjermanin Nico Rosberg e finlandezin Valtteri Bottas.

Sport

24/08/2014 17:01

Belgjika është e Daniel Ricciardo. Ngasësi australian ka triumfuar në garën për Shpërblimin e Madh të Belgjikës, që u mbajt sot.

Ngasësi i Red Bullit e mbylli garën për kohën 1:24:36:556, duke e lënë prapa gjermanin Nico Rosberg nga Mercedes (+3,383).

Pozita e tretë dhe ajo e katërt i kanë takuar finlandezëve Valtteri Bottas nga Williams Mercedes e Kimi Raikkonen nga Ferrari, ndërsa në pesëshen e parë u fut edhe gjermani Sebastian Vettel nga Red Bull.