Belgjika armatosë Ukrainën
Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë, shumë shtetete të fuqishme të Europes, kanë garantuar ndihma të ndryshme në drejtim të Ukrainës.

Bota
Shumë prej tyre kanë vendosur sanksione kundër Rusisë, si kundër përgjigjje për agresionin që Rusia po bën në drejtim të Ukrainës, raporton lajmi.net
Nga përjashtimi i Rusisë nga SWIFT për te vazhduar me dërgimin e armëve në Ukrainë, e deri tek bllokimi i hapësirave ajrore për këtë të fundit, kanë qenë veprime që perëndimi i ka marrur për ta denuar Rusinë si pasojë e veprimeve të saja.
Kësaj lëvizjeje i është bashkuar edhe Belgjika, kryeminsitri i sëcilës ka lajmëruar përmes një postimi në Twitter, se shteti që ai udhëheqë do të dërgoi një numër të madh armësh, si ndihmë për Ukrainën
Lexoni postimin e plotë:
Ukraina e ka të drejtën të mbrohet nga pushtimi rus, Për ketë arsye ne do të ofrojmë 3000 armë automatike shtesë dhe 200 armë antitank. /Lajmi.net/
???? Ukraine has the right to defend itself against this Russian invasion. That’s why we will provide an additional 3,000 automatic weapons and 200 anti-tank weapons.
— Alexander De Croo ???? (@alexanderdecroo) February 27, 2022