Bekim Isufi kritikon Feronikelin

Trajneri gjialnas, Bekim Isufi, ka thurur një varg kritikash për skuadrën e drejtuar nga Klodian Duro.

Sport

23/11/2020 09:05

Feronikeli mposhti Arbërinë në xhiron e 13-të të Supërligës së Kosovës me rezultat 1-0 me golin nga Albert Dabiqaj.

Pavarësisht fitores, Isufi tha: “Feronikeli u kthye tek fitorja, por me shumë mund. Taktikat e trajnerit të ri nuk janë bindëse. Nuk kam parë skuadër në Kosovë që mbrohet nga fillimi deri në fund”, tha Isufi për “Dueli Sportiv”, transmeton lajmi.net.

“Kur skuadra del në avantazh, mbrohet menjëherë. Ky futboll të kthen mbrapa, por është kërkesë e trajnerit të ri. Kjo nuk jep garanci për fitore. Dëshirë dhe vullnet më të madh pati Arbëria”, deklaroi Isufi. /Lajmi.net/