Bekim Haxhiu viziton ish krerët e UÇK-së në Hagë: Burra të mëdhenj e të vërtetë në mbrojtje të luftës së UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka njoftuar se ka qëndruar së fundi në Hagë. Haxhiu, i njohur ndryshe si Kamishi ka vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po vazhdojnë të mbahen në burg në kuadër të Dhomave të Specializuara. Haxhiu tha se kanë takuar Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasnqiin, Rexhep Selimi,…

Lajme

26/03/2023 17:02

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka njoftuar se ka qëndruar së fundi në Hagë.

Haxhiu, i njohur ndryshe si Kamishi ka vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po vazhdojnë të mbahen në burg në kuadër të Dhomave të Specializuara.

Haxhiu tha se kanë takuar Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasnqiin, Rexhep Selimi, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucatin.

Deputeti Haxhiu theksoi se takimet ishin shumë emocionuese edhe pse ata janë të fortë, të qëndrueshëm e të vërtetë në mbrojtje të luftës së drejtë të UÇK-së, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë:

Dy ditë në Hagë ishin shumë emocionuese dhe të pamjaftueshme për t’u çmallur me bashkëluftëtarët tanë që po mbahen padrejtësisht në burg.

Bashkë me Dullen dhe Bajren, takuam shokët tanë të luftës, burrat e kombit, Hashimin, Kadriun, bacën Jakup, Rexhën, Nasimin dhe Hysniun.

Takimet ishin shumë emocionuese edhe pse këta burra të mëdhenj, janë të fortë, të qëndrueshëm, të vërtetë në mbrojtje të luftës së drejtë të UÇK-së.

U përqafuam dhe u përshendetëm me burrat më idealist, stoik e të pathyeshëm të popullit, me besim të plotë se së shpejti do të triumfojë drejtësia dhe ata do të kthehen fitimtar e me kokën lartë si çdoherë, triumfatorë./Lajmi.net/