Bekim Haxhiu ngre alarmin: Po rrezikohen mjetet e Trustit, VV bëri presion të mos votohet tërheqja e 30%

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se projektligji për Trustin duhet të kthehet në Kuvend. Ai gjithashtu bëri thirrje te qeveria që të marrin masa, sepse siç pohoi Haxhiu, edhe dhjetë herë po të dërgohet nga opozita, nuk do të kalojë, përcjell lajmi.net. “Duhet ta kthejnë në Kuvend…

Lajme

30/03/2023 16:23

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se projektligji për Trustin duhet të kthehet në Kuvend.

Ai gjithashtu bëri thirrje te qeveria që të marrin masa, sepse siç pohoi Haxhiu, edhe dhjetë herë po të dërgohet nga opozita, nuk do të kalojë, përcjell lajmi.net.

“Duhet ta kthejnë në Kuvend projektligjin për Trustin, në veçanti pas dy dështimeve të cilat ishin në Kuvend e ku mazhoranca nuk mbështeti kërkesat e qytetarëve për të tërhequr mjetet nga Trusti dhe tash janë duke u rrezikuar mjetet e Trustit për shkak të mungesës së Bordit e kjo si rrjedhojë e neglizhencës së qeverisë.

I takon tani Qeverisë së Republikës së Kosovës që ta riprocedojë Trustin në Kuvend, sepse ne si opozitë edhe nëse dhjetë herë e sjellim në Parlament, atëherë mbivotohemi. Do të ishte shumë më e drejtë, me e udhës që Lëvizja Vetëvendosje, në këtë rast qeveria”.

Ndërkaq, sa i përket situatës së fundit të krijuar në Trust, ua lë fajin qeverisë, ministrit Murati e Mimoza Kusarit, që sipas tij u bënin presion deputetëve mos ta votojnë projektligjin në fjalë.

“Sa i përket situatës aktuale me Trustin është Qeveria, ministri i Financave, Hekuran Murati, kreu i komisionit për Buxhet dhe Financa, znj. Kusari, të cilët i bënin presion deputetëve që të mos e votonin Projektligjin”.