Beka autorizohet të zhvilloj hetime me procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit

Ushtruesi i detyrë së Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, ka autorizuar Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, për të zhvilluar hetim preliminar, në lidhje me akuzat publike për dyshimet se ka pasur shantazhe ndaj anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës lidhur me procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit.

Lajme

06/03/2015 18:26

Në këtë drejtim, do të sigurohen të gjitha informacionet e publikuara në media dhe shqetësimet e ngritura nga disa organizata të shoqërisë civile.

Pas hetimit preliminar dhe rezultateve, Prokurori i Shtetit do të veproj konform autorizimeve të përcaktuara me ligj dhe opinioni publik do të informohet në kohë reale.