Bëjnë ‘filma’ serbët: Inskenojnë lojë futbolli Kurti-Vuçiq, tentojnë ta pasqyrojnë marrëveshjen përmes saj

Disa grupe serbësh po vazhdojnë ta konsiderojnë Marrëveshjen e Ohrit dhe zotimet në të si një humbje për Beogradin. Disa studentë serbë kanë bërë një inskenim të një loje futbolli mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq, shkruan lajmi.net. Aty paraqitet kinse Vuçiq “po bën autogol”, duke i lejuar Kurtit “penalti”…

Lajme

21/03/2023 21:42

Disa grupe serbësh po vazhdojnë ta konsiderojnë Marrëveshjen e Ohrit dhe zotimet në të si një humbje për Beogradin.

Disa studentë serbë kanë bërë një inskenim të një loje futbolli mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq, shkruan lajmi.net.

Aty paraqitet kinse Vuçiq “po bën autogol”, duke i lejuar Kurtit “penalti” që më pas presidenti serb nuk i pret.

Në këtë formë, këta studentë serbë kanë paraqitur kinse pasqyrimin e asaj që ka ndodhur në Bruksel dhe në Ohër, duke i konsideruar si “humbje” për Serbinë.

Sidoqoftë, nga figura të shoqërisë civile në Kosovë, kjo qasje në Beograd, për kinse “humbje” të Serbisë në Ohër, është krejtësisht strategji e pushtetit të Vuçiqit.

Analisti i zhvillimeve politike, Fitim Salihu, në një postim të publikuar para dy ditëve, thotë se strategjia e Vuçiq është pikërisht ajo që “feston” humbjet dhe “vajton” sa herë që fiton.

Sipas tij, ky është një karrem, në të cilin kanë rënë shumë figura në Kosovë.

“Si ta shihni Vuçiqin fytyrengrysun e tu thone “me sakatun”, dijeni qe eshte ne super-pozicion negociues. Shtosa te vjeter te stara-shkolles qe i feston humbjet dhe vajton sa here fiton. Viktimizim per me rrite edhe me shume marzhen e fitimit. Nje karrem qe shpesh militantat ne Kosove po e hajne plot eufori. Sa me shume leshime serbeve, aq me e pikelluar do jete fytyra e gllumac Vuçes. Analizone ju poziten e kembeve te Vuçiqit, Albini e pranoi Zajednicen”, shkruan Salihu. /Lajmi.net/

@studentizakosmet #protest #omladina #kosovo #ultimatum #srbija #fudbal ♬ original sound – studenti za kosmet