Bëjani partnerit tuaj këto pyetje nëse dëshironi të afroheni më shumë emocionalisht

Ka shumë gjëra për të biseduar kur jeni në fillim të lidhjes. Nuk do të ketë momente kur do ndjeheni sikur nuk keni çfarë të bisedoni, dhe bisedat nuk do të kenë asnjeherë ndonjë pauz.

Lifestyle

21/08/2019 19:20

Por me kohën, këto gjëra do fillojnë të shuhen dhe nuk do të ndjeni emocionet e njëjta dhe komunikimi do të jetë më i zbrazët.

Andaj, për të mos ndodhur këto janë disa nga pyetjet që mund t’ia shtroni partnerit tuaj, për ta njohur më mirë dhe për të hapur biseda, raporton “Etimes”, transmeton lajmi.net.

Përveç prindërve, kënd e ke dashur më së shumti në fëmijëri?

Për shumë njerëz, fëmijëria është e lidhur me momente të dashurisë dhe lumturisë. Dhe kur e pyetni dikë për fëmijërinë e tij apo saj, biseda do të bëhet shumë interesante.

Si fëmijë, çfarë ke dashur të bëhesh kur të rritesh?

Këto pyetje të thjeshta mund të hap dritaren e aspiratave dhe shpresave të partnerit tuaj. Si fëmijë, të gjithë kemi pasur imagjinata dhe kemi dashur të i bëjmë gjërat ndryshe, kështu që kur parteri juaj flet për ëndrrat kur kanë qenë fëmijë, do ju bëjë më të afërt dhe më të lidhur.

Kur keni rënë për herë të parë në dashuri?

Jo gjithkush është rehat të flet për dashurinë e parë, sidomos nëse ka përfunduar në një mënyrë të gabuar. Por, askush nuk mund ta harroj sharmin e dashurisë së parë. Dhe kur biseda është për kërë temë, një person mund të heztioj të flet për të në fillim, mirëpo mos u dorëzoni, ai do të hap zemrën.

Çfarë ju bënë të qaj?

Shumica e njerëzve e dinë se çfarë i bënë ata të qaj. Por jo të gjithë ndjehen rehat të flasin rreth gjërave që i bënë ata të ndjehen të mërzitur. Kur pyetni partnerin tuaj se çfarë e bënë atë të qaj, bëhuni gati të mos pranoni një përgjigje me fillim, por duke hezituar ju do të merrni një përgjigje apo mund të filloni të flisni për vete.

Ku na sheh ne të dy pas 10 viteve?

Çdo pyetje për të ardhmen na jep pak shpresë dhe aspiratë. Dhe asnjë lidhje nuk mund të kompletohet pa këto të dyja. Kur pyetni partnerit tuaj për këtë, ju mund të bisedoni se çka pritni për njëri tjetrin dhe se ku është duke shkuar lidhja juaj. /Lajmi.net/