Behrami: Ramazani i vështirë në Brazil

Valon Behrami ka thënë se asnjëri nga futbollistët e Zvicrës nuk do të jetë në gjendje të agjërojë në Brazil për shkak të klimës në shtetin e Amerikës së Jugut.

Sport

28/06/2014 18:32

Mesfushori i Zvicrës, Valon Behrami ka pranuar se askush nga futbollistët e skuadrës helvetike nuk do të jetë në gjendje të agjërojë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, për shkak të klimës tropikale në Brazil, shteti nikoqir i Kampionatit botëror.

“Asnjëri nga futbollistët nuk do të agjërojë. Nuk është momenti i duhur. Ushqimi dhe pija janë të rëndësishme, sidomos në këtë klimë”, deklaroi Behrami për Blick.ch.

Ai po ashtu foli edhe për ndeshjen e ardhshme kundër Argjentinës në kuadër të fazës eliminatore të garës.

“Nëse fitojmë kundër Argjentinës mund të shkruajmë një kapitull të ri në historinë e Zvicrës. Kjo do ta ndryshojë të ardhmen e secilit futbollist këtu”, u shpreh ai.