Behrami mohon: Nuk jam përleshur me Djoroun, atë e kam si vëlla

Lojtari i Hamburgut, Valon Behrami ka mohuar përleshjen me Johan Djorouan duke thënë se atë e konsideron si vëlla.

Sport

13/04/2015 22:56

Valon Behrami ka mohuar zërat se ai është përleshur me bashkëlojtarin e tij Johan Djorou, duke thënë se një gjë e tillë nuk ndodhi.

“Ishte një diskutim me zë të lartë, por jo edhe rrahje. Johani është sikur një vëlla për mua”, deklaroi Behrami, përcjellë Gazetaolle.com.

Sipas mediave gjermane, Hamburgu po e përgatitë një dënim të madh për dy futbollistët.