Behrami: Mjafton vetëm një fletvotim me numër serik të çrregullt të gjendet, që Mitrovica të shkojë në rivotim – në çdo shkollë ka pasur të tilla
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar lidhur me dyshimet për fletëvotime me gabime në procesin zgjedhor të 9 nëntorit në Mitrovicë, duke thënë se edhe një shkelje e vetme mund të komprometojë tërë rezultatin. Në një postim në rrjetet sociale, Behrami ka theksuar se “mjafton vetëm një fletëvotim me numër serik të çrregullt që…
Lajme
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar lidhur me dyshimet për fletëvotime me gabime në procesin zgjedhor të 9 nëntorit në Mitrovicë, duke thënë se edhe një shkelje e vetme mund të komprometojë tërë rezultatin.
Në një postim në rrjetet sociale, Behrami ka theksuar se “mjafton vetëm një fletëvotim me numër serik të çrregullt që Mitrovica të shkojë në rivotim”, duke theksuar se një fletëvotim i tillë “mund të korruptojë qindra apo mijëra të tjera”, raporton lajmi.net
Sipas tij, në çdo shkollë janë gjetur fletëvotime të tilla, ndërsa “mbi 86% prej tyre janë vota për kandidatin Faton Peci”.
Postimi i plotë:
Për hajnat me tri ndërrime:
Mjafton vetëm një – vetëm një fletvotim me numër serik të çrregullt të gjendet, që Mitrovica të shkojë në rivotim.
Një fletvotim i tillë mund të korruptojë qindra apo mijëra të tjera.
Në çdo shkollë ka pasur fletvotime të tilla.
Mbi 86% prej tyre janë vota për Faton Pecin./Lajmi.net/