Behrami injoron Interin

Valon Behrami ka thënë se nuk e sheh vetën si futbollist të Interit. Mesfushori kosovar insiston se tani është i përqendruar vetëm tek Kampionati botëror dhe nuk mendon për të ardhmen e tij.

Sport

14/06/2014 22:19

Mesfushori i Napolit, Valon Behrami ka injoruar interesimin e Interit për shërbimet e tij.

Ylli kosovar spekulohet se kërkohet nga Nerazzurrët, që duan ta sjellin në Giuseppe Meazza gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Mirëpo, reprezentuesi zviceran ka theksuar se nuk e sheh veten si futbollist të Interit.

“Nuk e shoh veten te Nerazzurrët, së paku tani, absolutisht jo”, deklaroi Behrami për ‘Radio Deejay’.

“Tani mendoj vetëm për Kampionatin botëror dhe jo për të ardhmen. Me trajnerin Mazzarri kam raport të shkëlqyeshëm por nuk kam biseduar me të”, deklaroi ai.

Inter kërkon përforcime për sezonin e ardhshëm dhe Behrami thuhet se është një prej futbollistëve të shënjestruar nga Mazzarri.