Behrami i frustuar me gjyqtarin

Lojtari i Hamburgut, Valon Behrami ka thënë se ndërhyrja e tij e sotme në takimin ndaj Werder Bremenit nuk ishte për karton të kuq e as për penallti.

Sport

19/04/2015 18:46

Behrami ka mbetur i frustuar me gjyqtarin e takimit të sotëm, duke thënë se ndërhyrja e tij nuk ishte për karton të kuq e as për penallti.

“Nuk ishte për karton të kuq. Tre lojtarë po luftonim për top”, u shpreh Valoni, përcjell Gazeta Express.

“Nëse kjo ishte penallti atëherë duhet të referohen nga 20 për ndeshje”, shtoi tutje Behrami.