Behrami e Xhemajli transferohen në La Liga?

Valon Behrami dhe Blerim Xhemajli mund të luajnë në La Liga sezonin e ardhshëm. I pari kërkohet nga Atletico Madrid, e i dyti nga Sevilla.

Sport

19/07/2014 16:08

Tifozët shqiptarë të La Ligas mund t’i shohin dy shqiptarë sezonin e ardhshëm në kampionatin spanjoll.

Bëhet fjalë për Valon Behramin dhe Blerim Xhemajlin. Dyshja duket se do të largohet nga Napoli, pasi trajneri Rafael Benitez nuk llogarit në ta.

Prandaj, ata po shikojnë përpara. 29 vjeçari nga Mitrovica pëlqehet nga Atletico Madrid, që është në kërkim të përforcimeve pas largimit të disa lojtarëve.

Kolegu i tij, që vjen nga Tetova, është bërë objektiv i Sevillas, por nuk ka vendosur ende definitivisht.

Behrami pëlqehet edhe nga Interi e Tottenhami, kurse Xhemajli është objektiv i Milanit qe një kohë të gjatë.