Behrami drejt Tottenhamit

Valon Behrami-Napoli, një ‘martesë’ që po shkon gjithnjë e drejt ndarjes. Menaxheri i mesfushorit kosovar me nënshtetësi zvicerane, Fali Ramadani, është nisur drejt Londrës për të diskutuar me drejtuesit e Tottenhamit rreth mundësisë së transferimit të klientit të tij në White Hart Lane në përfundim të këtij sezoni. Behrami ma kontratë me Napolin deri në…

Sport

04/04/2014 07:57

Valon Behrami-Napoli, një ‘martesë’ që po shkon gjithnjë e drejt ndarjes.

Menaxheri i mesfushorit kosovar me nënshtetësi zvicerane, Fali Ramadani, është nisur drejt Londrës për të diskutuar me drejtuesit e Tottenhamit rreth mundësisë së transferimit të klientit të tij në White Hart Lane në përfundim të këtij sezoni.

Behrami ma kontratë me Napolin deri në verën e vitit 2017, mirëpo është pothuajse e sigurt se do të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës.

Ish ylli i Lazios ka zgjuar interesim edhe në mesin e rivalëve nga Serie A ku Inter i ish trajnerit të tij Walter Mazzarri tashmë një kohë të gjatë kërkon transferimin e tij në Giuseppe Meazza.

Në rast se transferohet në Tottenham, Behrami do të rikthehet në Premierligë ku gjatë periudhës 2008-2011 ishte pjesë e West Ham Unitedit.