Behrami beson në fitore ndaj Hondurasit

Valon Behrami e konsideron si kundërshtar të fortë, Hondurasin, por është optimist se Zvicra do ta mposht atë dhe të kualifikohet në të tetën e finales së Botërorit.

Sport

23/06/2014 22:46

Zvicra ka nevojë për tri pikë ndaj Hondurasin, për të shkuar në të tetën e finales së Botërorit.

Helvetikët e mposhtën Ekuadorin në ndeshjen e parë të Grupit E, ndërsa u mundën nga Franca në atë të dytë, prandaj u nevojitet fitorja në ndeshjen e fundit, për të ecur tutje.

Mesfushori kosovar, Valon Behrami e ka vlerësuar lartë Hondurasin. 

“E njoh paksa Hondurasin, është një skuadër e mirë, e cila bën lojë inteligjente. Duhet të mbrohemi mirë dhe të mos pësojmë gol. Nëse fitojmë ndaj Hondurasit, mund të shkojmë përpara”, tha mesfushori i Napolit.