Behramaj: Lirimi i Smakajt, Fazliut e Shalës tregpn që Specialja sërish luajti lojën e regjisë – Ajo i frikësohet reagimit qytetar dhe protestave
Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Adil Behramaj, ka reaguar në lidhje lirimin me kusht të Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Haxhi Shalës. Ai ka thënë se ky lajm e ka gëzuar jashtëzakonisht shumë, por që Gjykata Speciale sërish sipas tij ka luajtur rolin e regjisë dhe jo të drejtësisë. “Sa herë që i rrit tensionet me…
Lajme
Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Adil Behramaj, ka reaguar në lidhje lirimin me kusht të Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Haxhi Shalës.
Ai ka thënë se ky lajm e ka gëzuar jashtëzakonisht shumë, por që Gjykata Speciale sërish sipas tij ka luajtur rolin e regjisë dhe jo të drejtësisë.
“Sa herë që i rrit tensionet me një vendim, i ul me një tjetër. Njëjtë veproi kur rikonfirmoi dënimin për Calin dhe menjëherë liroi Nasimin. Njëjtë veproi edhe tani kur kulmuan pakënaqësitë me deklarimet përmbyllëse, duke tentuar t’i ulë me një vendim “qetësues”. Ky është menaxhim i lodhtë i opinionit publik. Ky është PR i kalkuluar i një gjykate që kohën, njerëzit dhe emocionet i trajton si mjete, sipas nevojave të saj”, ka shkruar Behramaj.
Ai ka thënë se kjo Gjykatë i frikësohet reagimit qytetar dhe protestave masive.
“Prandaj, më 17 shkurt, sheshet e Prishtinës nuk do t’i zënë protestuesit. Më 17 shkurt, flet, parakalon dhe proteston populli! I njëjti marifet politik si në vitin 2023, por qytetarët tashmë e kanë kuptuar “drejtësinë” e saj”, ka shtuar Behramaj. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i tij: