Behgjet Pacolli shfaqet në një jaht milionësh me familje /FOTO

21:17 | 10 Gusht 2018

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka nis pushimet.

Ministri i Punëve të Jashtme nëpërmjet rrjeteve sociale ka treguar se ka zgjedhur Kroacinë për disa ditë pushimi.

Në fotografitë e publikuar në luksin e jahtit Va Bene ai shihet në shoqërinë e gruas dhe fëmijëve të tij.

“Mbas shumë pune dhe stresi, më në fund një mbrëmje e mrekullueshme, në “Diamond- Vabene”, para Dubrovnikut, më familjen time”, shkruan Pacolli në Facebook.