Bëhet rinumërimi i mbi 81 për qind të vendvotimeve

Qendra e Numërimit dhe Rezultateve ka kryer rinumërimin e 430 vendvotimeve nga 530 sa është vendosur të rinumërohen.

Lajme

22/10/2019 16:35

Këto statistika që i bie rreth 81 për qind të totalit të vendvotimeve, janë bërë deri në ora 16 të ditës së sotme.

Rinumërimi i 100 vendvotime të mbetura do të vazhdojë, ndërkohë që do të fillohet edhe me votat me kusht dhe ato të personave me aftësi të kufizuara.

Sipas të dhënave të KQZ-së, janë afër 30 mijë vota në total pa u numëruar që përfshijnë këto dy kategori.

Afër 30 mijë vota me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara pa u numëruar

Mbi 26 mijë e 400 vota janë me kusht dhe mbi 2 mijë e 150 të tjera janë të personave me aftësi të kufizuara, ku do të numërohen vetëm ato që aprovohen nga kontrolli. /Lajmi.net/