Bëhet “merak” edhe sheiku i Emirateve, Abdullah bin Zayed – Kurti në telefon ia tregon planin e de-përshkallëzimit të situatës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, para pak çastesh, përmes një cicërime në rrjetin social “Twitter”, konfirmoi se ka biseduar në telefon me ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed. Kurti, ashtu si me shumicën prej ndërkombëtarëve, i foli për gatishmërinë e qeverisë që ai drejton për…

Lajme

03/06/2023 23:30

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, para pak çastesh, përmes një cicërime në rrjetin social “Twitter”, konfirmoi se ka biseduar në telefon me ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed.

Kurti, ashtu si me shumicën prej ndërkombëtarëve, i foli për gatishmërinë e qeverisë që ai drejton për ta de-përshkallëzuar situatën, përcjell lajmi.net.

Kuptohet, siç dihet tashmë, hapi i parë është de-kriminalizimi i bandave në veri, e më pas zgjedhjet e reja.

Gjithashtu, shefi i ekzekutivit nuk harroi të përmendë faktin që UAE mbesin nga mbështetësit e mëdhenj.