Bëhet me shtëpi dhe ngritet në këmbë të veta pas 55 vjetësh (Foto)

Hamëz Rashiti nga Vërbica e Zhegocit, që iu rëndua sëmundja, e kishte braktisur edhe fyellin, por tani që po i ndërtohet shtëpia e po i aftësohen edhe gjymtyrët, ka arsye të ja ri thotë ndonjë melodie.

Lajme

24/06/2015 08:47

Jeta e Hamzës (1961) nga Vërbica e Zhegocit, ka filluar të ndryshojë rrënjësisht pas paraqitjes së halleve të tij në media.

Ai nuk do të ketë më nevojë të ngjitet në kodrinën e lartë, sipër shkollës së fshatit, ku i ka disa mure të trashëguara nga babai, që nuk mund të quhen shtëpi, sepse në përfundim e sipër është shtëpia e re për të në Gjilan.

Dobia më e madhe për Hamzën, është se ai, në moshën 55 vjeçare, për herë të parë do të ngritet normalisht në këmbët e veta.

Hamza ka qenë invalid prej këmbëve dhe tërë jetën ka lëvizur me ndihmën e patericave.

aa

Për shumë vite, që kur i vdiq babai, ai jetoi i vetmuar dhe mbijetoi pa vdekur nga uria falë kushëririt të tij, Islamit. Ai thotë se pas jehonës që iu bë rastit të Hamzës, atij pos që po i zgjidhet problemi i banimit, njëkohësisht do t’i kthehen edhe këmbët.

Spitali amerikan e ka marrë përsipër, shërimin e gjymtyrëve të poshtme të tij dhe ka premtuar se pas disa operacioneve, ai do të ecë normalisht. Islami thotë se ndërhyrja e parë tashmë është bërë me sukses në njërën këmbë, ndërkohë që pritet ndërhyrja edhe në këmbën tjetër.

Rrugën e shtëpisë së re, Hamza do ta përshkojë me këmbët e veta. (KosovaSot)