Bëhet edhe më interesante lufta për mbijetesë, Trepça ’89 triumfon ndaj Ferizajt

Trepça ’89 ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Ferizaj, duke e mposhtur me rezultat 5:2.

Sport

05/07/2020 18:55

‘Xehtarët’ ishin në ditët e tyre sot, ku pas pjesës së parë shënuan tre gola. Behar Bardhi (18’) autogol, Muja (21’) dhe Arb Manaj (38’) realizuar në këtë gjysmë.

Ferizaj u përpoq të rikthehej në lojë me golin e Orana (61’), por Halili (68’) u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, pasi shkaktoi penallti të cilën në gol e kovertoi Muhamet Jashari (68’).

Hajdarevic (74’) shënoi për 2:4, teksa vendasit e mbyllën ndeshjen me dy futbollistë më pak. Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Ahmeti (90+4′).

Kjo humbje shuan shpresat e ferizajasve për mbijetim, ndërsa Trepça ’89 mban vendin e nëntë me 34 pikë, një më pak se Drenica në pozitën e tetë – që garanton qëndrimin edhe për një sezon në Superligë. /Lajmi.net/