Bëhen bashkë

Së bashku përsëri! Brad Pitt e Angelina Jolie janë ribashkuar pas disa muajsh ‘ndarjeje’, derisa aktorja e mori në Hollywood një çmim humanitar. Ata ishin në qendër të vëmendjes së këtij evenimenti. Në tre muajt e fundit, ata nuk ishin parë së bashku, për shkak të obligimeve që kishin në punët e tyre, por jo…

ShowBiz

18/11/2013 12:00

Së bashku përsëri! Brad Pitt e Angelina Jolie janë ribashkuar pas disa muajsh ‘ndarjeje’, derisa aktorja e mori në Hollywood një çmim humanitar. Ata ishin në qendër të vëmendjes së këtij evenimenti.

Në tre muajt e fundit, ata nuk ishin parë së bashku, për shkak të obligimeve që kishin në punët e tyre, por jo vetëm. Hera e fundit që çifti ishte parë së bashku ishte 29 korriku, në premierën e ‘World War Z’.

Brad, i cili muajin e ardhshëm do t’i mbush 50 vjet, ka pasur një vit të ngarkuar me filmin ‘World War Z’ në Angli në fillim të vitit, ndërsa më pas u mor me promovimin e filmit, i cili pati sukses komercial, por mori edhe kritika.

Ai gjithashtu ishte pjesë e ‘12 Years A Slave’ dhe ‘Fury’, po ashtu në Britaninë e Madhe. Angelina, 38, ishte e fokusuar në debutimin e dytë regjisorial, Unbroken, në Australi.