Bëhen bashkë aktorët më të pashëm: Diçka e bukur po vjen..

Për të gjithë fansat e tyre bashkimi i këtyre emrave të famshëm, është një super lajm.

ShowBiz

29/06/2018 10:35

Është fjala për aktorët më të pashëm botëror, Leonardo Di Caprion dhe Brad Pitt, të cilët do të luajnë së bashku në një film, me regji të Quentin Tarantino, shkruan lajmi net.

Është vetë aktori, Di Caprio që ka ndarë një imazh në profilin e tij Instagram, gjersa shfaqet me Pit për filmin “Once Upon a Time Hollywood”.

“Pamja e parë”, ka shkruar Leonardo bashkangjitur imazhit.

Ky film flet për një aktor dhe për dublerin e tij gjatë viteve të 60-ta në Los Angelos, përfshirë emra të njohur si: Timothy Olyphan, Al Pacino, Margot Robbie etj.

Premiera e filmit do të jetë me 9 gusht në vitin 2019. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bkh21lOH6rf/?hl=en?&taken-by=leonardodicaprio