BeH, pesë të arrestuar për mjete shpërthyese dhe drogë
Në entitetin serb në Bosnjë e Hercegovinë të martën janë arrestuar pesë persona të dyshuar për krim të organizuar, kurse aksioni po vijon.
Lajme
Në komunat Kostajnica, Doboj, Modriça, Obudovac dhe Shamac është duke vijuar aksioni i arrestimit të personave për krim të organizuar.
Janë arrestuar pesë persona, derisa edhe një tjetër është duke u kërkuar. Sipas mediave boshnjake, janë bastisur pesë lokacione, ku janë gjetur sasi të mëdha të mjeteve shpërthyese dhe narkotikëve, transmeton lajmi.net.
Darko Iliq, shef i departamentit të hetimeve të Prokurorisë speciale të Republikës serbe, tha se aksioni po kryhet në bashkëpunim edhe me pjesëtarët e shërbimit SIPA të republikës së Bosnjë-Hercegovinës.
Policia ka paralajmëruar më shumë informata rreth këtij aksioni për ditën e mërkurë.