Begzad Sinani si Leonardo DiCaprio, e vret derrin në vetëmbrojtje (Video)
Kryetari i Kamenicës, Begzad Sinani e la të vrarë një derr të egër, të dielën kur doli në gjah dhe me këtë veprim të tij po mburret.

Lajme
E vrasjen e bishës e konsideron si vendim të drejtë.
“Edhe nëse thuhet nga ana fetare se çka duhet bërë me zullumqarin, duhet me heqë”, ka deklaruar Sinani për Klan Kosova.
Ai tregon se në përballjen me kafshën e egër kishte vetëm një zgjidhje. “Ja derri me më mbytë mua, ja unë derrin”, ka shtuar ai.
Kryetari tregon se të gjitha këto i bëri në suaza të Ligjit për Gjuetisë, derisa thotë se e posedon lejen adekuate.
Drejtuesit e vendit të gjuetisë në komunën e Kamenicës thonë se sezoni i gjuetisë në kafshët e egra, ende është në fuqi.
Rrëfimi i Sinanit ngjanë shumë me historinë e filmit “The Revenant”, ku personazhi kryesor i luajtur nga aktori Leonardo DiCaprio e vret ariun në vetëmbrojtje. /lajmi.net
